Ndërmarrja
Hidroekonomike
Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. A. me seli në Prishtinë është ndërmarrje shumëfunksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.
- N.P.H “Ibër-Lepenc” është themeluar me Vendimin e Kuvendit të Kosovës me 28 Shkurt 1967, me seli në Prishtinë.
- Ndërmarrja është konstituar në vitin 1986 si Ndërmarrje shoqërore me qëllim të operimit dhe mirëmbajtjes të infrastrukturës të këtij sistemi shumfunksional.
- Ndërtimi i këtij sistemi është paraparë të bëhet në dy faza:
- – IBRI ( ka përfunduar në vitin 1986 )
- – LEPENCI (nuk është realizuar)
- Ndërkaq kjo Ndërmarrje që nga pas lufta është transformuar në Ndërmarrje Publike N.H."Ibër-Lepenc" nga UNMIK-u.
- Pas Korporatizimit të Ndërrmarjes, më 01/01/2008, Ndërmarrja është shëndërruar në Ndërrmarje Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc” Sh. a.
- Ndërmarrja është Shoqëri Aksionare në pronësi 100% të Qeverisë së Kosovës.